Talenti i madh i Kosovës, Valon Zumberi i bashkohet ekipit të parë të Hamburgut

19:24 | 15 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Valon Zumberi është njëri nga lojtarët më të talentuar të Kosovës, por që po pret debutimin me ekipin e parë të Hamburgut.

Qendërmbrojtësi preshevar ka kaluar të gjitha kategoritë te klubi i madh gjerman dhe së fundmi është bashkuar me ekipin e parë në stërvitje.

Edhe pse ai ishte ftuar vetëm për dy ditë në stërvitje, trajneri i Hamburgut, Tim Walter e ka mbajtur më gjatë në skuadër.

19-vjeçari që luan në rolin e qendërmbrojtësit ka impresionuar të gjithë në ekipin e parë dhe ai tanimë po shihet si e ardhmja e klubit të madh gjerman.

Mediat e ndryshme në Gjermani kanë shkruar për Zumberin me tituj ‘Kush është Valon Zumberi, e ardhmja e Hamburgu’, apo ‘Kosovari që po bind trajnerin Walter’.

Zumberi është pjesë e formacionit bazë të Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Dardanëve të rinj.

Hamburg po lufton për tu rikthyer në elitën e futbollit gjerman, derisa Zumberi pritet të mbetet pjesë e ekipit të parë dhe ka gjasa shumë të mira që ai të debutoj këtë edicion me klubin e madh gjerman.

Gjithnjë sipas mediave gjerman, Zumberi pritet të debutoj me Hamburgun në pesë ndeshjen e fundit, ku gjiganti gjerman do tëluaj ndaj Karsluher, Regensburg, Ingolstadt, Hannover e Hansa Rostock.

Qendërmbrojtësi i talentuar këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje me ekipin e dytë të Hamburgut ku ka shënuar edhe dy gola, pasi vshtë shumë i rrezikshëm nga ndërprerjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme