Muhamed Dubova është njëri nga lojtarët më të talentuar në Kosovë që këtë edicion është paraqitur në BKT Superligë.
Talenti i madh gjilanas ka luajtur në disa takime për SC Gjilanin ku ka pasur paraqitje shumë të mira.
Përveç hapësirës së dhënë nga trajneri Ismet Munishi, Dubova ka arritur që të shënoj edhe një gol dhe të asistoj në një tjetër në edicionin vjeshtor.
20-vjeçari megjithatë është larguar nga Gjilani për ta vazhduar karrierën në futbollin sllovak.
Telegrafi ka marrë vesh se Dubova karrierën do ta vazhdoj tek skuadra e Ligës së Dytë në Sllovaki, FK Dubnica.
Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin sllovak dhe gjatë kësaj jave pritet zyrtarizimi.
Gjithsesi për lojtarin është një hap i madh në karrierë, pasi do të mund të tregojë cilësitë edhe në futbollin sllovak pas atij kosovar.
FK Dubnica luan në kategorinë e dytë të Sllovakisë dhe zë vendin e 12-të në tabelë me 15 pikë pas 17 ndeshjeve.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...