Futbollisti i talentuar holandez, Mohamed Ihattaren është shëndrruar në një talash për Juventusin, Sampdorian dhe menaxherin e tij, Mino Raiola.
Mesfushori u transferua te Juventusi gjatë kësaj vere dhe u dërgua në huazim të Sampdoria, megjithatë pas pak javësh qëndrimi aty, u largua drejtë Holandës dhe tani ka bërë me dije se nuk dëshiron të kthehet më tek Sampdoria.
Në mediat holandeze, po përflitet se lojtari është duke kaluar gjendje depresive, që dy vite më parë shkëlqente me Ajaxin, mirëpo tani ka vuajtur shumë vdekjen e babait dhe ka vendosur të mos rikthehet më te Sampdoria, ku duket se nuk e ka gjetur ngrohtësinë që i duhej.
Vetë agjenti i tij, Raiola është angazhuar personalisht për të zgjidhur këtë çështje, teksa po negocion me Juventusin për një ndërprerje të menjëhershme të kontratës, në mënyrë që futbollisti të vazhdoj më pas karrierën në ndonjë klub holandez./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë