Klubi anglez e k transferuar mbrojtësin e ri si transfer të lirë duke mposhtur kështu interesin e disa klubeve angleze
Sharmi i Chelsea në disa viteve të fundit e ka ndihmuar këtë klub që të fitojë garën për të nënshkruar për lojtarin e talentuar të mbrojtjes Xavier Mbuyamba, i cili kishte arritur që të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë.
18 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 2023 me klubin nga Londra Perëndimore derisa debutimin e tij si futbollist e kishte bërë për MVV Masstricht në ligën e dytë të Holandës kur ishte vetëm 16 vjet.
Fatkeqësisht, Blutë nuk kishin arritur ta transferonin atë vitin e kaluar për shkak të ndalesës nga UEFA për transfere por i riu ishte liruar nga Barca për shkak se klubi katalunas nuk i kishte mbajtur premtimet ndaj tij sikurse i kishte premtuar në fillim.
Për këtë lojtarë interesim ka pasur edhe Juventusi dhe disa skuadra të tjera por në fund ai kaloi në skuadrën angleze. /GazetaExpress/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...