Google ADS

Talenti brazilian i Real Madridit shkëlqen me Palmeiras

17:14 | 2 Nëntor 2023
D.H

Skuadra braziliane Palmeiras, arriti të triumfojë me përmbysje në një ndeshje të çmendur natën e mbrëmshme, me rezultat 4-3.

Palmeiras humbi pjesën e parë me rezultat 3-0, por që gjetën forcën dhe përmbysen rezultatin në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.

Lojtari që shkëlqeu në këtë ndeshje është fenomeni Endrick.

Talenti brazilian shënoi dy gola në fitoren e madhe të ekipit të tij, në minutat 50-të dhe 84-të.

 

 

17-vjeçari shënoi golin e 7-të këtë sezon me Palmeiras, ndërsa gjatë verës së vitit 2024 do të bashkohet me skuadrën e Real Madridit.

Ai shquhet si një ndër talentët më të mëdhenj të Brazilit dhe shumica e cilësojnë si yllin e ardhshëm të kombëtares braziliane.

Klasi dhe fuqia e tij e karakterizojnë yllin 17-vjeçar.

Kujtojmë se Real Madridi arriti marrëveshje me Palmeiras për të transferuar brazilianin në Madrid./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme