Shkolla e futbollit “Kurda”, që vepron në vendin tonë prej vitesh, tashmë është një emër i njohur për zbulimin e talentëve të futbollit.
Kjo shkollë që drejtohet nga Mehmed Kurda, dikur ish-futbollist i disa skuadrave elitare të vendit tonë, numëron një numër të madh nxënësish që e duan futbollin.
Falë punës profesionale që bëhet në këtë shkollë, kanë dalë shumë lojtarë që tashmë militojnë në Superligë dhe Ligën e Parë, por nga kjo shkollë kanë dal edhe futbollistë që luajnë në klubet e njohur evropiane përfshirë edhe yllin kosovar, Milot Rashica që është pjesë e klubit të madh gjerman Werder Bremen.
I pari i kësaj shkollë, Mehmet Kurda në një intervistë për Arbresh.info, është shprehur i kënaqur me punën që bëhet në këtë shkollë, kurse beson që suksesi kryesor është stafi.
“Shkolla Kurda funksionon që nga viti 2005, pra janë bërë plotë 15 vite. Me punën që kemi bërë deri tani jemi jashtëzakonisht të kënaqur, kemi nxjerrë lojtarë të mirë nga kjo shkollë. E veçanta e kësaj shkolle është që jemi një staf prej gjashtë trajnerëve, të gjithë kanë qenë ish-nxënës. Çelësi i suksesit është stafi, të gjithë janë të licencuar disa nga UEFA dhe disa nga Federata e Futbollit të Kosovës”, deklaroi fillimisht ai.
I pyetur për grupmoshat, Kurda deklaroi se në gara janë tri të tilla, pra U13, U15 dhe U17. Dy të parat zhvillojnë gara në regjionin e Prishtinës, derisa U17 në Superligën e Kosovës.
“Këtu nisin ushtrimet që nga mosha gjashtë vjeçare, në garë kemi tri grupmosha, U13 dhe U15 që garojnë në regjionin e Prishtinës dhe U17 në Superligën e Kosovës”, përfundoi Kurda.
I lumtur me kushtet është edhe lojtari i talentuar, Yll Tupalla që luan në pozitën e qendërmesfushorit, i cili për arbresh.info, theksoi se synon të arrijë sa më lartë.
“Stërviti që nëntë vite dhe kushtet janë shumë të mira. Synimet e mia janë që të arrijë sa më lartë dhe të bëjë një emër të mirë”, u shpreh Tupalla.
I kënaqur me punën e trajnerit është lojtari, Edon Osmani që luan në pozitën e mesfushorit ofansivë, derisa në shkollën e futbollit ‘Kurda’ stërvitet që gjashtë vite.
“Kushtet e kësaj shkolle janë të mira, të klubi futbollistik ‘Kurda’ stërviti që gjashtë vite. Ushtrimet janë të mirë pasi që edhe trajneri bën punë shumë të mirë, jemi të kënaqur shumë”, tha ai.
Osmani për arbresh.info theksoi se shpreson të këtë fatin e Milot Rashicës dhe të këtë suksese në të ardhmen.
“Përmes kësaj shkolle pres me arrit shumë sepse prej kësaj shkolle ka dal edhe lojtari Milot Rashica. Trajner ka shumë besim tek ne dhe presim me pat fatin si të tij”, shtoi Osmani.
Kushtet dhe stërvitjet janë të nivelit të lartë sipas portierit Erand Asllani, që ndodhet në këtë shkollë që 10 vite.
“Stërviti që 10 vite, kushtet janë shumë të mira dhe jam shumë i kënaqur në këto vitet. Stërvitjet janë të mira, ushtrojmë tri deri në katër herë në javë, ndërsa një orë deri në një orë e gjysmë”, deklaroi fillimisht Asllani.
Asllani për arbresh.info, deklaroi se në vitin e ardhshëm do t’i duhet të dal në ndonjë skuadër jashtë ose Superligën e Kosovës.
“Në këto shkollë jam edhe një vit, pastaj më duhet me dal dikund jashtë apo në Superligën e Kosovës”, përfundoi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se nga kjo shkollë e futbollit kanë dal edhe shumë lojtarë që luajnë në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë./E.Bytyqi /arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë