Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici janë në Casa Milan për të finalizuar marrëveshjet rreth Mattia Caldaras, Leonardo Bonuccit dhe Gonzalo Higuainit.
Dy klubet kanë rënë dakord rreth një marrëveshje për shkëmbimin e Caldaras me Bonuccin, ndërsa Pipita do të huazohet në San Siro për 18 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Tani, trajneri i Juventusit, Marotta, dhe drejtori sportiv, Paratici, kanë arritur në Casa Milan për të finalizuar marrëveshjen.
Bonucci u largua nga “Zonja e Vjetër” verën e kaluar për të finalizuar transferimin në San Siro, por dëshiron të rikthehet dhe madje mund ka rënë dakord për një pagë më të vogël.
Sa i përket marrëveshjes me Higuainin, marrëveshja nga “Rossonerët” mund të bëhet e përhershme sezonin e ardhshëm për 36 milionë euro./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...