Bojkoti i ndeshjeve të kombëtares nga grupimi “Tifozët Kuqezi” prej më shumë se një viti ka qenë një problem jo i vogël. Kështu që në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është zhvilluar një takim mes Presidentit Armand Duka, përfaqësuesve të këtij grupimi dhe Policisë së Shtetit.
Në përfundim të këtij takimi, Duka u shpreh i bindur se “Tifozët Kuqezi” do të rikthehen në stadium: “Jemi në një klimë tjetër. “Tifozët Kuqezi” kanë bërë kërkesat e tyre, por unë besoj se do të kthehen në stadium për të mbështetur Kombëtaren. Ky është edhe qëllimi i tyre”.
Shkaku i bojkotit të “Tifozëve Kuqezi” për ndeshjet e kombëtares u bënë masat shumë të rrepta që Policia e Shtetit mori për ndeshjen me Izraelin dhe Presidenti Duka theksoi se edhe në këtë pikë u arrit një akord mes këtij grupimi dhe Policisë.
“Policia e Shtetit premtoi se do të ketë një sjellje korrekte dhe të bazuar në ligj, duke theksuar se do të këtë shumë pak forca policie, për të mos thënë asnjë në tribunën e “Tifozëve Kuqezi”. Sigurisht, kjo edhe duke marrë garancinë se edhe ky grupim do të ketë një sjellje korrekte”, deklaroi Duka.
Për ecurinë e këtyre bisedimeve foli edhe Elton Çela, përfaqësues i grupimit “Tifozët Kuqezi”: “Kemi bojkotuar ndeshjet e kombëtares prej më shumë se një viti. Me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit diskutuam për shumë pika, por për një vendim do t’ju njoftojmë në orët e mbrëmjes”./TCH/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë