Google ADS

Tajlanda shtyn Grand Prix për shkak të koronavirusit

22:16 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Sipas OBSH-së, në vendin e Azisë juglindore janë konfirmuar 42 raste me koronavirus.

Qeveria e Tajlandës ka shtyrë të hënën Grand Prix të Tajlandës pasi numri i të vdekurve në botë nga shpërthimi i koronavirusit ka arritur afër 3.000 njerëz.

“Ndërsa shpërthimi global i koronavirusit vazhdon të zhvillohet, Qeveria e Tajlandës ka komunikuar se nuk do të jetë e mundur mbajtja e OR Grand Prix në Tajlandë në datën e saj origjinale”, njoftoi MotoGP në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Ngjarja për garën me motor ishte caktuar për 22 mars në provincën verilindore Buriram.

Organizatori shtoi se janë duke vlerësuar “nëse mund të caktojnë një datë alternative për mbajtjen e ngjarjes më vonë gjatë këtij sezoni”.

Më parë, ajo tha se hapja e sezonit Katar MotoGP ishte anuluar për shkak të kufizimeve të udhëtimit për pasagjerët italianë.

Virusi, i njohur gjithashtu si COVID-19, është përhapur në mbi 50 vende, ku së bashku me Kinën janë konfirmuar më shumë se 87,000 raste. Rreth 42 raste janë diagnostikuar në Tajlandë deri më tani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Kinë, janë regjistruar 2,873 vdekje, ndërsa 104 njerëz kanë vdekur pasi kontraktuan virusin në vendet tjera./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme