Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur të premten listën e lojtarëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për Euro 2022. Kosova me Malin e Zi luan në Podgoricë më 4 nëntor, kurse më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë.
Ramadani për këto dy ndeshje ka llogaritur kryesisht në lojtarë të konfirmuar. 11 prej tyre janë klubeve kosovare. Nga pesë lojtarë në Kombëtare i kanë Besa Famgas e Prishtina kurse për herë të parë është ftuar Festim Mustafa i Kastriotit, ish-lojtar i Kombëtares U21.
Për herë të parë është ftuar edhe Armend Alaj që bën karrierë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Në Zvicër bëjnë karrierë katër lojtarë të ftuar, duke përfshirë kapitenin Valon Dedaj që po kalon formë të lartë. Ndërkohë në Suedi luajnë tre lojtarë që janë në listën e Ramadanit. Portieri Liridon Zena vjen nga kampionati kroat.
Për shkak të situatës me koronavirus, selektori Ramadani e ka të pamundur të udhëtoj nga Australia për këtë grumbullim.
Krye-trajner për këto dy ndeshje është emëruar spanjolli Javier Cabanas që për ndihmës i ka Arben Muqollin e Veton Hajrizin.
Serwer: Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit akt i tmerrshëm, du...
Kapiteni i Ipswichit nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyrë ...
Kevin i heq 10 mijë euro nga çmimi i madh, për ta kaluar nat...
Milaim Zeka, Drilonit: ‘Ta lexoj mimikën, ti digjesh për Lel...
Shtypi gjerman për sulmin në Kosovë: “Terrori në Kosovë̶...
Kurti te Darka e Lamës: Edhe sipërfaqja e punuar e tokës edh...