Google ADS

Tahiri do ta përfaqësojë Kosovën në LOD PyeongChang 2018

19:27 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Kosova do të debutojë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen prej 9-25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.

Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin.

Asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm, përkundër dhënies së maksimumit në garat e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018, thuhet në njoftimin e KOK.

Komiteti Olimpik i Kosovës ju dëshiron suksese skitarëve në karrierën e tyre, derisa uron Albin Tahirin, i cili do ta shkruajë historinë e Kosovës.

28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).

Ekipi olimpik i Kosovës do të udhëtojë për në PyeongChang më 5 shkurt.

Detajet tjera të dorëzimit të flamurit të Kosovës për Albin Tahirin dhe prezantimin para mediave, do të bëhen të ditura në ditët e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme