Skitari Albin Tahiri është duke i kryer në Austri përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare në prag të Lojërave Olimpike Dimërorë “Pekini 2022”.
Tahiri, i cili është atleti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore, e ka zgjedhur qendrën skitare në Molltal Glacier për t’u përgatitur.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, 32-vjeçari po përgatitet për disiplinat e sllallomit të madh dhe super sllallomit të madh.
Pikërisht në Austri, Tahiri pritet ta nisë edicionin e ri të garave në fillim të muajit dhjetor, nëse garat e planifikuara mbahen sipas planprogramit, shkaku i pandemisë Covid 19.
Tahiri do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të dytë.
Ai i ka plotësuar kriteret për normë olimpike në katër disiplina të skijimit alpin: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom. I ka mbetur vetëm edhe super sllallomi i madh.
Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës
Para dy vjetëve, Tahiri u bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut. /GE/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...