Skitari kosovar, Albin Tahiri ka përfunduar në vendin e 37-të në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.
Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 3 minuta, 3 sekonda dhe 16 të qindtat, +25.91 nga pozita e parë.
Në lëshimin e parë Albini doli i 52-ti, ndërsa numrin rendor në lëshim e kishte 90.
Tahiri ishte i vetmi që përfaqësoi Kosovën në finale, në të cilën pjesëmarrës ishin 100 garues. Shkaku i vështirësive në shteg, 56 garues nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.
“Mendoj se ishte rezultat i mirë. Vendi 37 në kampionatin botëror nuk është i keq, por më duhet të shtojë se shtegu ishte shumë i vështirë, shumë akull, sidomos në fillim, ndërsa ky ishte kursi më i gjatë që kam bërë ndonjëherë. Në përgjithësi jam i lumtur që e përfundova garën dhe e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë”, deklaroi 31-vjeçari për Komitetin Olimpik të Kosovës.
Tahiri dhe Arbi Pupovci, i cili nuk u kualifikua në finalen e sllallomit të madh, do të garojnë nesër në kualifikimet për finalen e sllallomit, që mbahet të dielën.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...