Google ADS

Szczesny pas fitores së mbrëmshme shihet duke tymosur në dhomat e zhveshjes

22:18 | 27 Tetor 2024
D.H

Portieri i Barcelonës, Wojciesch Szczesny është zënë nga kamera, duke tymosur në dhomat e zhveshjes, pasi fitores së madhe prej 4-0 ndaj Real Madridit.

Ish-portieri i Arsenalit e Juventusit, i cili u rikthye nga pensionimi për t’iu bashkuar Barcelonës, duket shumë i hareshëm në festën pas fitores në “El Clasico”.

Lojtarët filluan festën në fushë e për ta përfunduar në dhomat e zhveshjes, teksa në një video shihet Szczesny duke buzëqeshur mbrapa grupit të lojtarëve.

Derisa ende nuk dihet nëse portieri polak tymosi duhan apo një “Vape”, pak tym mund të shihet qartësisht mbi Lamine Yamal.

Të ngjashme