Wojciech Szczesny është i vendosur për të luftuar për fanellën me numër 1 në Arsenal nga sezoni i ardhshëm pasi shpenzoi dy vitet e kaluara në formë huazimi te AS Roma.
Gjatë verës së vitit 2015, Arsene Wenger bleu portierin Petr Cech nga Chelsea për 10 milionë euro, gjë që do të thoshte se David Ospina ose Szczesny duhet të largoheshin nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportet nga mediat angleze, 26-vjeçari tani ka ndërmend të rikthehet te skuadra londineze dhe të luftojë për pozitën me numër 1.
Kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon verën e ardhshme dhe përderisa nuk ekziston opsioni për transferim të përhershëm në kontratën e tij me Roman, Arsenali mund të shes atë në mënyrë që të sigurojë edhe fondet për një portier të ri.
Mediat angleze pohojnë që ata janë duke kërkuar Joe Hartin për shkak se forma e Petr Cech këtë sezon ka qenë shqetësuese për skuadrën e Arsenalit./arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...