Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kombeve.
Trajneri Sylvinho, pas ndeshjes fillimisht ka folur rreth sfidës së sotme ndaj kundërshtarit, ku ka theksuar se nuk i ka pëlqyer fillimi i ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
“Nuk jemi vetëm ne, por edhe kundërshtar. Mund ta them edhe më shumë sot se janë fizikë, bëjnë presing, top i gjatë. Nëse e bëjmë ne, e marrim ata topin e dytë. Në grupin e kaluar, edhe në këtë më të ekuilibruarin, kjo është një skuadër shumë e fortë, është shumë e vështirë të luash ndaj tyre. Është shumë e vështirë të përballesh me ta. Janë të gjithë fizikë dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer shumë 25 minutat e parë. Jam jashtëzakonisht i sigurt që nuk kemi bërë mirë 25 minutat e parë.”
Më tej ai ka folur për vështirësitë që ka pasur në ndërtimin e skuadrës dhe aspektin fizik të tyre.
“Ne ishim në vështirësi në aspektin e ndërtimit të skuadrës për të luajtur ndaj Çekisë. Ne kemi vuajtur shumë, në Pragë kemi humbur se nuk kemi bërë mirë. Për të krijuar këtë ndeshje që të mund ta fitonim, kemi punuar shumë mbrapa. Ne nuk jemi shumë fizikë, që mund të përballemi me 6-7 lojtarë mbi 1 metër e 90, që janë shumë të lartë. Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë, po përshtatet shumë mirë me ne, na jep centimetra dhe lojë. Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, më shumë shpejtësi, nuk është ndeshje për të, Kemi bërë zgjedhje për Tucin që ka bërë mirë, është një lojtar pak më i gjatë dhe pak më i ndryshëm.”
Për fund ai ka hezituar të jep një parashikim se ku do të ndodhet në tabelë pas përfundimit të ndeshjes me Ukrainën.
“Nuk është e thjeshtë të përgjigjem. E vetmja gjë që gjetëm, është se është një grup shumë i vështirë, i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di nëse ka ndonjë grup tjetër me ekuilibër si ky, është gjithçka e hapur. Është shumë e vështirë, avantazhi që kemi është që luajmë në shtëpi, pastaj të shohim. Ka një mundësi që Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë dhe Çekia nuk mund të zbresë, të tjerat janë të hapura dhe janë ndeshje të vështira. Ne jemi të lumtur në aspektin që përballemi me Ukrainën, Gjeorgjinë e Çekinë dhe të jemi me 7 pikë pranë tyre dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit me mundësi të ecim para. Sa do t’ia dalim, nuk e di, ta shohim”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.
Sfida e fundit në kampanjën e Ligës së Kombeve për këtë edicion për kuqezinjtë, luhet të martën me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...