Google ADS

Sylvinho zyrtarisht merr nënshtetësinë shqiptare

20:39 | 18 Dhjetor 2023
D.H

Në mbrëmjen festive të organizuar nga FSHF, në praninë e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është bërë zyrtarisht shtetas shqiptar.

Një moment emocionues për trajnerin brazilian, i cili bëhet kështu trajneri i dytë  i huaj që përfiton këtë status.

Më parë ishte Gianni De Biasi që përfitoi nënshtetësinë shqiptare.

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Evropian, nën drejtimin e Sylvinhos, teksa suksesin e parë e arriti në vitin 2016, atëbotë kuqezinjtë drejt suksesit i udhëhoqi  Gianni De Biasi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme