Në mbrëmjen festive të organizuar nga FSHF, në praninë e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është bërë zyrtarisht shtetas shqiptar.
Një moment emocionues për trajnerin brazilian, i cili bëhet kështu trajneri i dytë i huaj që përfiton këtë status.
Më parë ishte Gianni De Biasi që përfitoi nënshtetësinë shqiptare.
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Evropian, nën drejtimin e Sylvinhos, teksa suksesin e parë e arriti në vitin 2016, atëbotë kuqezinjtë drejt suksesit i udhëhoqi Gianni De Biasi./Arbresh.info/
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës