Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, mendon se ndaj Çekisë do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare për kualifikimin. Sipas tij, llogaritë do të bëhen në nëntor. Përqendrimi duhet të jetë maksimal në ndeshjen e radhës, përballë një ekipi shumë të fortë.
Çfarë u keni thënë futbollistëve, si i keni motivuar?
Është një ndeshje e rëndësishme. Koha nuk ka qenë e gjatë dhe sigurisht jam shumë i lumtur që skuadra, të gjithë futbollistët (23) duan të zbresin në fushë. Kemi punuar shumë, individualisht edhe në grup. Puna më e madhe bëhet jashtë fushë. Është një takim shumë i fortë, shumë prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje të tilla. Për këtë jam shumë i lumtur.
Mungesa e Laçit? Do të jemi Shqipëri sulmuese apo e kujdesshme?
Nuk e kemi vendosur formacionin. Jemi në rrugë të mbarë dhe nuk mund të bëjmë prapa. Nesër në mëngjes do të bëjmë stërvitjen e fundit, do të flasim me futbollistët dhe ata që ndihen 100% të gatshëm, do të luajnë. Përqendrimi duhet të jetë maksimal, 100%. Çekia ka lojtarë shumë të fortë. Ne, si skuadër, kemi formë tonë të luajturit, duhet të ecim në rrugën e duhur, të shohim nesër.
Mendoni se me një rezultat pozitiv Shqipëria afrohet me kualifikimin?
Pas ndeshjes së nesërme kemi edhe 50% të takimeve për të luajtur. Llogaritë do të bëhen në nëntor. Jam shumë i bindur se të dyja skuadrat do të luajnë për të fituar. Shpresoj që të marrim pikë nesër. Është e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë, mbase edhe mund të fitojmë, por kemi përballë një Çeki shumë të fortë me një trajner ekspert. Por edhe ne kemi cilësi, jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria më tepër për të fituar?
Niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë i lartë. Kur rritet niveli teknik dhe fizik, një gabim mund të të kushtojë. Duhet të futemi në fushë me zemër, siç kemi bërë edhe më herët. Duhet të gabojmë sa më pak.
Sa kohë keni harxhuar duke parë videot e kundërshtarit?
Që nga 31 korriku, pasi u ktheva nga pushimet, kam ndjekur shtatë ndeshje të Çekisë./SS
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...