Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.
Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 26 futbollistë, ku bien në sy mungesat e Mirlind Dakut, Arbnor Mujës e Klaus Gjasulës.
I pari i shtabit teknik të kuqezinjve ka shpjeguar edhe arsyen se pse nuk janë ftuar lojtarët në fjalë.
“Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë”, tha Sylvinho.
Ai ka folur edhe për ftesat që i kanë bërë top shënuesit shqiptar Rey Manaj, si dhe rikthimin e Armando Brojës.
“Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua”.
“Jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës në ofensive dhe në aspektin difensiv. Kemi pasur një nga mbrojtjet më të forta, të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar në fazën defensive. Lojtarin e vëzhgojmë në çdo moment të stërvitjes dhe jo vetëm në ndeshje, është një proces që nis sapo vjen lojtari”, tha Sylvinho. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua