Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në shtator ndaj Çekisë në transfertë (7) dhe përballë Polonisë në shtëpi (10), që mund të rezultojnë dhe përcaktuese për fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2024. Trajneri Sylvinho ka nisur nga puna dhe po ndërton listën e lojtarëve që pritet të ftojë në grumbullimin e radhës.
Tekniku brazilian i ka idetë e qarta për mënyrën e lojës dhe për atë çka ai kërkon, teksa ka në mendje që në këtë grumbullim të ftojë dhe një lojtar me cilësitë e Bekim Balajt. Shkodrani është një sulmues i fortë, i cili në duelet ajrore jep garanci, elemente që i përshtaten asaj çka kërkon trajneri brazilian.
Armando Broja me shumë gjasa nuk do të jetë për këto dy ndeshje dhe Sylvinho po mendon që ti bëjë ftesë sulmuesit të Vllaznisë. Balaj është një lojtar me shumë eksperiencë, që në të shkuarën ka dhënë kontribut të madh për fanellën kuqezi dhe për ndeshjet e shtatorit pritet që të jetë sërish pjesë e kuqezinjve.
Balaj është në balotazh me Armando Sadikun, i cili u transferua në Indi, por karakteristikat e shkodranit i afrohen më shumë lojtarit që kërkon tekniku i Kombëtares. Ndaj me shumë gjasa do të jetë pjesë e listës së tij për takimet e 7 dhe 10 shtatorit ndaj Çekisë në Pragë dhe Polonisë në Tiranë./ss
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...