Google ADS

Sylvinho për Brojën: “Të rikuperohet dhe e mirëpresim kur të jetë në formë”

18:23 | 19 Nëntor 2023
D.H

Shqipëria nesër e luan ndeshjen e fundit në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Ishujve Faroe.

Ndeshja luhet në “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

Para ndeshjes në konferencë për media, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur rreth Armando Brojës dhe thashethemeve për një prishje marrëdhëniesh midis tyre.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruhen. Duhet të respektojmë shëndetin e tij”, ka thënë Sylvinho.

Tutje strategu Brazilian foli lidhur formën e tij.

“Është një lojtar i madh dhe herën e fundit që ishte këtu, u kthye te Chelsea dhe nuk luajti se ishte i dëmtuar. Nuk kishte luajtur me Chelsean para grumbullimit. Ka shumë kohë pa bërë 90 minuta, duhet të jetë i qetë”, shtoi ai.

Kurse për në fund ai tha se duhet të vazhdojë fazën e rikuperimit dhe ngase Shqipëria e mirëpret çdoherë atë.

“Është një djalosh shumë i mirë dhe një lojtar shumë i mirë, për fat të keq vjen nga ky dëmtim. Duhet të vazhdojë rrugëtimin me Chelsean, të rikuperohet dhe e mirëpresim kur të jetë në formë”, përfundoi Sylvinho.

Kujtojmë se Broja po kalon një faze të komplikuar me lëndimet teksa ende nuk është gati 100% të luaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme