Sylvinho dhe te Granada mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Myrto Uzunit nuk është serioz. Sulmuesi kuqezi la fushën e lojës i dëmtuar të enjten që në minutën e 38-të gjatë ndeshjes Granada-Betis. Duke alarmuar jo vetëm klubin e tij, por dhe Shqipërinë. Për shkak se pas më pak se dy javësh do të luhet sfida mes kuqezinjve dhe Çekisë.
Pas ndeshjes së La Ligas trajneri i Granadës, Paco Lopez, u shpreh se Uzuni prej disa javësh ka sakrifikuar për skuadrën duke luajtur me injeksione. Dhe që dëmtimi i beratasit e shqetëson. Edhe pse informacioni për gjendjen e sulmuesit ka munguar në mediat spanjolle, ashtu si dhe një buletin mjekësor nga ana e klubit SuperSport ka mësuar nga burime të afërta me lojtarin se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.
Uzuni u largua nga fusha e lojës për shkak të një problematike që lidhje me muskujt e barkut. Testet pas sfidës kanë konfirmuar se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe zëvendësimi erdhi për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz.
Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, që do të ketë të gatshëm për “finalen” me Çekinë (12 tetor) një nga lojtarët që ka më shumë minuta në këmbë. Uzuni është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Granada, teksa edicionin e shkuar ishte lojtari që dha kontributin më të madh për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.
Këtë edicon, 28-vjeçari është lojtari i tretë me më shumë minuta tek Granada. Teksa ka arritur që të shënojë dhe dy gola. Uzuni mund të lihet pushim në ndeshjen e javës së tetë mes Almerias dhe Granadës (1 tetor). Që më pas të jetë plotësisht gati në vijim, si për klubin e tij, ashtu dhe për Kombëtaren e Shqipërisë.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...