Shqipëria luan sfidën e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve nesër me fillim nga ora 18:00 ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.
Para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri brazilian Sylvinho, shkruan Arbresh.info.
Tekniku brazilian theksoi se kanë shpenzuar nga udhëtimi prej Pragës mirëpo fitoren e sheh si opsion të vetëm.
“Kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kaluar, Çekia është shumë fizike dhe na lodhi me lojën e tyre. Kemi pasur një udhëtim të vështirë nga Praga në Tbilisi, katër orë rrugë dhe për këtë arsye do të presim deri në fund për të vendosur formacionin. Në këtë grup mund të ndodh gjithçka. Duhet të jetojmë me realitetin. E dimë që nëse nesër nuk fitojmë, do të dalim nga gara. Duhet të fitojmë me patjetër nesër, në nëntor pastaj kemi avantazhin pasi i luajmë të dyja ndeshjet në shtëpi, por nuk duhet të mendojmë për nëntorin. Ndeshja e parë e jonë ishte tërësisht e barabartë, 50 me 50. Me gjithë respektin për Gjeorgjinë, por tani nuk kemi më kohë, duhet të fitojmë”, tha Sylvinho.
Shqipëria është në grupin 1 të Ligës B, së bashku me Gjeorgjinë,, Çekinë dhe Ukrainën.
Kuqezinjtë ndodhen në pozitën e tretë me tre pikë, kurse Gjeorgjia është liderë e tabelës me gjashtë sosh./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...