Shqipëria luan dy ndeshje në muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve, ndaj Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.
Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe lista me lojtarët e ftuar nga trajneri Sylvinho, shkruan Arbresh.info.
Trajneri brazilian në një konferencë për media e komentoi listën ku tha se është i lumtur me lojtarët e përzgjedhur.
“Jam shumë i lumtur me të gjithë. E rëndësishme të kuptohet se kemi në monitorim 40 lojtarë. Nuk jemi Kombëtare që nëse nuk luan me klubin, nuk përzgjidhesh. Të mos jesh pjesë e listës, nuk do të thotë që nuk stërvitesh. Nuk varet nga sa minuta luan. Gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Nëse luajnë 70 minuta, në Champions apo jo për mua është njësoj. E rëndësishme zemra për Kombëtaren”, tha Sylvinho.
Në listë mungojnë dy emrat që ishin në grumbullimet e fundit, bëhet fjalë për Rey Manajn dhe Medon Berishën.
Sylvinho tregoi pse ata nuk do të jenë në ndeshjet e tetorit me kombëtaren.
“Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj, Berisha që në stërvitje me Leçen kishte probleme me dëmtimin dhe ishte i rrezikshëm. Për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë”, shtoi Sylvinho.
Strategu brazilian nuk harroi të përmend edhe njërin prej lojtarëe më të mirë të Shqipërisë, Armando Brojan i cili ka mbetur jashtë shkak i një lëndimi.
“Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ka bërë Europianin me ne. Duhet të kujdesemi dhe ta mbrojmë, siç është interesi i klubit”, vazhdoi Sylvinho.
Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e parë e luan ndaj Çekisë me 11 tetor ndërsa tri ditë më vonë do të kërkojnë revanshin ndaj Gjeorgjisë, për humbjen e muajit të kaluar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit/ Kthehet Daku, risia është Adrion Pajaziti
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...