Sylvinho: Kjo është një ndeshje që do ta mbajmë mend gjithë jetën, Hoxha e Daku ishin vendimtarë

17:47 | 19 Qershor 2024
D.H

Shqipëria luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Kroacisë në kuadër të grupit B në Euro.

Pas ndeshjes trajneri Sylvinho thuri lavdet për lojën ekipore të skuadrës dhe sakrificën e lojtarëve në fushë, shkruan Arbresh.info.

Ai u ndal të flas edhe për dy lojtarët e Shqipërisë që bënë dallimin pas disavntazhit Arbër Hoxhën dhe Mirlind Dakun.

“Shumë, shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e garës, sakrificën e lojtarëve në fushë. Kjo na përfaqëson neve. Kjo pikë shërben për gjithë jetën. Jemi ekip me moshë të re dhe është hera e dytë në Evropian. Do të hyjmë në fushën e lojës që të luftojmë me zemër dhe të marrim përvojë që jep një turne si Evropiani. Do të luajmë 90 minuta me të gjithë. Kjo është një ndeshje që do ta mbajmë mend gjithë jetën. Hoxha e Daku ishin vendimtarë. Hoxha ka luajtur edhe ndaj Italisë. Daku është për herë të dytë apo të tretë me ne dhe është lojtar shumë i mirë. U zgjodh pikërisht Daku për shkak të karakteristikave. Brojës i duhet hapësirë, ndërsa Daku lufton shumë në hapësira të ngushta” , tha Sylvinho.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është ndaj Spanjës ku do të jetë vendimtare për kalim tutje në fazën e eliminimit direkt në Euro 2024.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme