Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, mori sinjale pozitive në dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë i luajtën para nisjes së Kampionatit Evropian. Shqipëria fitoi si përballë Litenshtejnit 3-0, po ashtu dhe përballë Azerbajxhanit në shifrat 3-1.
Pavarësisht se përballë ishin kundërshtarë në letër inferior, skuadra kuqezi bëri detyrat siç duhej dhe tregoi se është gati për Euro 2024.
Gjashtë lojtarë të ndryshëm shënuan në këto dy ndeshje. Armando Broja, Jasir Asani dhe Ernest Muçi shënuan përballë Lihtenshtejnit, ndërsa Neidm Bajrami, Rey Manaj dhe Qazim Laçi ishin autorët e golave ndaj Azerbajxhanit.
Në aspektin psikologjik, sidomos faza e sulmit, tani duket mirë dhe janë të gatshëm që të godasin edhe përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Pavarësisht se Broja dhe Asani nuk kanë marrë shumë minuta në klubet e tyre, Sylvinho u dha mundësinë të dyve që të rrisin formën e tyre në dy miqësoret, si një tregues se dhe në Euro 2024 do të besojë tek ata.
Nedim Bajrami me fanellën kuqezi ka treguar se tjetërsohet, ndërkohë që Rey Manaj rigjeti golin pas një mungese të konsiderueshme si pjesë e Shqipërisë.
Muçi dhe Laçi, ndonëse të aktivizuar nga banka rezervë, sërish lanë gjurmë, duke qenë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, një tjetër tregues se dhe ata që janë në bankinë kanë po aq cilësi sa titullarët dhe i japin besim trajnerit e stafit të tij.Evropiani do të jetë pa dyshim një “tjetër muzikë”, ku bëhet fjalë për rivalë shumë më të fortë se ato që ishin përballë në fillimin e këtij muaji, por e rëndësishme është që sulmi është gati dhe në formë. /SuperSport/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...