Sylvinho i pranishëm në finalen që përcakton kampionin e Shqipërisë

19:16 | 26 Maj 2024
D.H

Egnatia dhe Partizani janë duke luajtur finalen e përcakton kampionin e Shqipërisë në futboll për këtë sezon.

Shumë figura të njohura janë duke e përcjellur ndeshjen nga afër, shkruan Arbresh.info.

Në këtë ndeshje nuk ka se si të mungojë selektori i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

Braziliani u pa në shkallët e stadiumit ngjitur me të parin e FSHF-së, Armand Duka.

Ndeshja është duke u luajtur në ‘Air Albania’, teksa po gjykohet nga anglezi me famë botërore Anthony Taylor.

Rezultat momental është 0-0.

Kujtojmë që Sylvinho nesër do të publikoj listën e të ftuarve për Kampionatin Evropian./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme