Kombëtarja shqiptare po kalon një periudhë të artë, ku e ndajnë vetëm 3 përballje nga kualifikimi drejt Evropianit të 2024. Një meritë të madhe për këtë ka padyshim trajneri Silvinjo, i cili ka kthyer harmoninë në skuadër.
Në një intervistë për Euronews Albania, braziliani ka rrëfyer rrugëtimin tek kuqezinjtë, ndërsa është ndalur në disa çështje, mes tyre dhe ajo e Brojës.
Sylvinho ka pohuar se është duke e ndjekur nga afër situatën e sulmuesit të Chelseat.
“Ne po e ndjekim Brojën nga afër, ai është shumë pranë për të qenë i gatshëm, por jo në 100% e tij. Në këtë mënyrë, nuk duam problem as me futbollistin as me klubin, nëse ai do të jetë i gatshëm, do ta ftojmë”,-tha trajneri Silvinjo.
Pavarësisht mungesës së tij, grupi po kalon një formë të mirë, ndërsa kanë vlerësim maksimal nga tekniku.
“Të them të vërtetën, të gjithë futbollistët janë shumë të mirë. Ata që më surprizuan më tepër, janë ata që luajtën për herë të parë ndaj Polonisë. Shpirti i garës dhe uria për fitore i ndihmon në të tilla nivele”,-u përgjigj Sylvinho.
Forma e mirë që po kalon Shqipëria, bën që Sylvinho të jetë në qendër të vëmendjes. Kudo që ai shkon, qytetarët e përshëndesin, por nuk ngurrojnë t’i japin mendime.
“Ndodh në gjithë botën të ketë përfshirje, është një sport shumë pasionant. Kudo që të shkosh, njerëzit flasin e japin mendime. Presidenti Duka nuk ka ndërhyrë asnjëherë, është profesionist”,-tha Silvinjo.
Kjo gjë e ka ndihmuar të mësojë dalëngadalë gjuhën shqipe…
“Mirëdita, mirupafshim, natën e mirë”, janë disa nga fjalët që ai ka mësuar deri më tani.
Më tej, tekniku u ndal dhe tek stadiumi Air Albania, i cili është një impiant modern.
“Stadiumi është në gjendje fantastike dhe është mjaft mirë të luajmë sfida aty”.
Në përfundim një mesazh për tifozët kuqezi, të cilët ishin më tepër se 23 mijë në përballjen ndaj Polonisë.
“Që nga dita e parë kam thënë, nuk do të na mungojë shpirti, zemra dhe dëshira në fushë, ne do të bëjmë maksimumin”.
Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës ndaj Çekisë në shtëpi më 12 tetor, për të vijuar më pas ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor, për ta përmbyllur fazën kualifikuese me Ishujt Faroe në Tiranë.
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër