Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, komentoi shortin e Nations League nga Parisi, duke u shprehur se grupi është shumë i vështirë por fokusi për momentin edhe tek Evropiani.
Në një intervistë për Supersport, ai fillimisht tha se është një grup shumë i vështirë, përcjell Arbresh.info.
“Është një grup i vështirë dhe shumë i ekuilibruar, kemi skuadra të rëndësishme, nëse bëhet një krahasim me kualifikueset e Evropianit, të gjithë duan të marrin fitoren”, tha fillimisht Sylvinho.
Teksa ai komentoi edhe përballjen me Republikën Çeke, kundërshtar i njohur tani për kuqezinjtë.
“Është avantazh dhe disavantazh, ne i njohim mirë, sikurse na njohin shumë mirë. Është skuadër shumë e vështirë, agresive”, theksoi Sylvinho.
Braziliani të gjitha kombëtaret i cilësoi mjaft të forta
“Sipas meje, është shumë e vështirë për të bërë një gjë të tillë. Grupi është shumë i vështirë”, u shpreh ai.
Sylvinhos i përfundon kontrata menjëherë pas Evropianit të Gjermanisë, mirëpo ai nuk e ka mendjen tek kontrata.
“Lëreni kontratën, nuk jemi aspak të shqetësuar për këtë çështje. Ne duhet të punojmë shumë për këtë Evropian, do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për ne. Po punojmë shumë për logjistikën, miqësoret dhe mbi të gjitha për sfidën me Italinë. Javën e kaluar kam qenë në Itali, në Gjermani kam takuar lojtarët. Puna vazhdon. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të punuar dhe bërë gjëra të bukura. Jemi shumë të kënaqur”, potencoi braziliani.
Shqipëria është shortuar me Ukrainën, Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë në Nations League./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale