Shqipëria ka ardhur në Moldavi për të fituar. Kështu deklaroi trajneri Sylvinho në konferencë për media, në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë. teksa theksoi se nuk mendon asnjë rezultat tjetër përveç suksesit.
Tekniku kuqezi pranoi se edhe vendasit kanë objektivat e tyre dhe do të luajnë për fitore, teksa shtoi se është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion për këtë takim.
“Mendoj se të dy skuadrat do të luajnë për fitore në këtë takim. Është një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi jemi në fund të një rruge dhe të dy skuadrat kanë objektivin e tyre të përbashkët, të shkojnë në Europian. Kemi bërë një pjesë të mirë të rrugës, por na mungon ende një biletë zyrtare dhe e dimë që na pret një finale, për ta fituar dhe për t’u kualifikuar”, tha fillimisht braziliani.
“Ne vijmë për fitore dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën. Nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit, por do të modifikojmë diçka në aspektin strategjik, për të marrë masat mirë për kundërshtarët që kemi përballë. Moldavia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi dhe është e sigurt që të dyja do të luajnë për fitore në fushë, në takimin e nesërm”, shtoi trajneri i kombëtares shqiptare.
“Do të luajmë një finale ndaj Moldavisë dhe kemi shumë punë për të bërë e shumë pikë për të fituar”,
“Jemi një skuadër e mirë, e qetë dhe e vetëdijshme që asgjë nuk ka përfunduar, ndaj do të kërkojmë të marrim maksimumin”./ss
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...