Google ADS

Sylvinho dhe stafi i tij takohen nga afër me lojtarët kuqezi para Euro 2024

16:04 | 29 Janar 2024
D.H

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë bashkë me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë.

Të premten më datë 26 janar, Sylvinho dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta.

Trajneri Sylvinho dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun kuqezi që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë dhe të diskutojë me ta.

Ndërkaq, trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me të gjithë futbollistët, teksa në vijim Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij do të kenë takime të tjera me futbollistët kuqezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme