Google ADS

Sylvinho: Bëmë një ndeshje të mirë, e merituam fitoren, krenar që jam trajner i kësaj kombëtareje

21:09 | 14 Tetor 2024
D.H

Shqipëria arriti fitore historike ndaj Gjeorgjisë në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi, Kristjan Asllani, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes trajneri Sylvinho ka folur për rrjedhën e ndeshjes, ku lavdëroi punën e futbollsitëve shqiptar si dhe theksoi se është trajner i kësaj kombëtare.

“Nga Çekia, ndaj Gjeorgjisë ndryshon rezultati. Çekinë s’e menaxhuam si duhet! Sot arritëm të fitonim. Çdo ndeshje është ndryshe. Bëmë një ndeshje të mirë. Sot kishte diçka ndryshe tek lojtarët, ishin më të motivuar. Të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Gjeorgjia ekip i madh? Edhe Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i kësaj Kombëtareje. Jemi skuadër në rritje. Sigurisht që trishtohem kur humbasim. Festë në ndeshjet e radhës me rastin e festave të Nëntorit? Shpresoj të festojmë, jemi në grup të vështirë, ndaj të qëndrojmë me këmbë në tokë. Çfarë u thashë lojtarëve pas ndeshjes? E merituan fitoren, duhet ta shijojnë”, deklaroi Sylvinho për SuperSport.

Dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë janë ndaj Çekisë dhe Ukrainës në muajin nëntor, të cilat janë vendimtare për vendin e parë në tabelë.

Aktualisht kuqezinjtë kanë gjashtë pikë aq sa ka edhe Gjeorgjia dhe Çekia por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak e cila është duke u zhvilluar në këto momente.

E fundit në grup është Ukraina me tri pikë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme