Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, do të vazhdojë aventurën në klubin e Championship (liga e dytë angleze), Swansea.
Sipas “Sky sport”, Swansea kanë rënë dakord për Celinën me Manchester Cityn, për një shifër rreth 5 milionë euro.
21-vjeçari i Kosovës, i cili ka qenë vetëm katër herë titullar për Cityn, i shënoi shtatë gola në 35 paraqitje në ligë për Ipswichin sezonin e kaluar, ku e kaloi stinorin si i huazuar.
Trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter, synon ta rikthejë ekipin e tij në Premier League dhe prandaj i është vënë pas Celinës, i cili i ka shfaqur aftësitë e tij në Championship sezonin e kaluar.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...