Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre ka lënë jashtë skuadrës talentin Jadon Sancho pasi ylli anglez u rikthye me vonesë nga detyra me skuadrën kombëtare.
19-vjeçari startoi për “Tre Luanët” në disfatën e tyre 2 me 1 kundër Republikës së Çekisë, por më pas ishte në bankinë për takimin e fituar 6 me 0 në Bullgari, transmeton portali arbresh.info.
Por, siç raporton gazeta gjermane Kicker, ish sulmuesi i Manchester Cityt është kthyer me vonesë në Gjermani.
Klubi i tij Borussia Dortmund e ka ndëshkuar si rezultat i kësaj.
Borussia Dortmundi luan si nikoqir në Stadiumin “Signal Iduna Park” pasditen e sotme (e shtunë) kundër Borussia M’gladbachit në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...