FIBA i ka suspenduar dy referët grekë, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardaris, të cilët dyshoheshin për tentim të kurdisjes së një ndeshjeje në basketbollin kosovar në vitin e kaluar.
Kardaris dhe Zacharis në prill të vitit të kaluar ishin akuzuar nga Sigal Prishtina, e cila pretendonte se ata ishin joshur me një ofertë për ta kurdisur ndeshjen me Trepçën, shkruan “Gazeta Express”.
Ata ishin angazhuar për ta drejtuar ndeshjen e “play-offit”, por ishin larguar menjëherë pas akuzave te Bardhekaltërve.
Dhe tash, FIBA i suspendoi të dy referët, të cilët janë pezulluar deri në fund të tetorit me akuzën e “mospranimit”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...