Suspendohen Bakayoko dhe Kessie

18:26 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Ndër pesë lojtarët e tjerë, Milani ka të suspenduar edhe dyshen Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko për ndeshjen kundër Fiorentinas të shtunën.

Komisioni Disiplinor ka lëshuar vendimet për xhiron e 16-të që ishte mjaftë e komplikuar mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Bakayoko është larguar nga fusha kundër Bolognas duke u ndëshkuar me një ndeshje qëndrim jashtë fushës, ndërsa Kessie ka pranuar kartonin e tij të pestë këtë sezon. Kjo do të thotë se Milanit do t’i mungojnë të gjithë lojtarët startues të mesfushës.

Po ashtu, të suspenduar për këtë javë në Serie A janë Kwadwo Asamoah (Inter), Rade Krunic (Empoli) dhe Ivan Radovanovic (Chievo).

Lazio është gjobitur me 4 mijë euro pasi nisi ndeshjen e tyre me pesë minuta me vonesë.

Milani dhe Roma janë gjobitur me nga 3 mijë euro për shkak se tifozët e tyre kanë hedhur fishekzjarre në fushë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme