Suso shpreson të mbyll transferimin e tij te Sevilla, pasi aktualisht është në huazim nga Milani deri në fund të këtij sezoni.
Anësori spanjoll nuk e dëshiron rikthimin te Rossonerët shkaku që sipas tij në San Siro nuk mun dt ndërtojë asgjë.
Lojtari bëri të ditur se gjatë kohës sa ishte atje, ka pasur tre presidentë të klubit, disa trajnerë dhe një numër të madh të lojtarëve që kanë shkuar e më pas janë larguar.
“Shpresoj të luajë me Sevillën në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë diçka. Unë mund të qëndrojë këtu dhe shpresoj që një gjë e tillë të ndodh”, ka thënë ai.
“Në kohën time te Milani, kisha tre presidentë, disa trajnerë dhe një numër të madh të bashkëlojtarëve. Nuk mund të ndërtosh asgjë ku gjithçka ndryshon në çdo vit”, ka shtuar më tej Suso.
Sevilla e ka opsion për ta blerë kartonin e lojtarit, derisa Milani kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij.
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...