Suso Fernandez pritet të largohet nga Milani qysh në këtë afat kalimtar.
Stefano Pioli nuk llogaritë më në anësori spanjoll, andaj largimi i tij është i pashmangshëm.
Lojtari 26-vjeçar thuhet se do të rikthehet në Spanjë, aty ku kërkohet nga Valencia, raporton Calciomercato.
Suso thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruar nga skuadra spanjolle, derisa në javën e ardhshme pritet të bëhet oferta e parë në drejtim të San Siros.
Anësori kishte formë të lartë në sezonet e kaluar, por sezoni i fundit kishte një formë të padëshiruar dhe largimi i tij është çështje ditësh. /Telegrafi/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...