Arsenali ka nisur të planifikojë skuadrën për sezonin e ardhshëm gjersa këtë kampionat po has në vështirësi.
Shefi i zbulimit të lojtarëve të klubit anglez, Raul Sanllehi kishte udhëtuar të dielën për në Itali, ku ka shikuar për së afërmi ndeshjen mes Milanit dhe Cagliarit.
Disa prej lojtarëve kanë rënë në syrin e të dërguarit të Gunners duke përfshirë mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu po raportohet se klubi anglez po kërkon edhe shërbimet e ish-lojtarit të Liverpoolit, përkatësisht mesfushorit me tipare sulmuese të Milanit, Jose Suso.
Të dy lojtarët janë nën vëzhgimin e Gunnersave pasi këta të fundit nuk arritën të arrijnë një marrëveshje me Interin për Ivan Perisicin.
Theksojmë se Unai Emery i ka kërkuar zyrtarëve të klubit londinez të përforcojnë edhe radhët e repartit mbrojtës.
Ndryshe, Arsenali aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 50 pikë, përkatësisht ka një më pak se vendi i katërt, Manchester United.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...