I huazuari i Milanit, Suso, është përshtatur mirë te Sevilla dhe së fundi ka zbuluar se ai dëshiron të qëndrojë në Ramon Sanchez Pizjuan për një kohë të gjatë, duke e konfirmuar kështu se nuk dëshiron të kthehet në San Siro.
Sevilla e transferoi spanjollin 26-vjeçar në një marrëveshje për huazim me obligimin për ta blerë atë në bazë të disa kushteve gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.
Pasi që klubi spanjoll radhitet në pozitën e tretë në La Liga, mundësia që të aktivizohet klauzola që e detyron Sevillan ta blejë atë në bazë të paraqitjeve të lojtarit është e madhe.
Sulmuesi anësor, i cili ka luajtur në gjashtë ndeshje të La Ligas këtë sezon, pretendon se ai është i lumtur në Sevilla dhe beson se skuadra ishte në formë shumë të mirë para se të ndërpritej sezoni shkaku i koronavirusit.
“Unë jam shumë mirë këtu. Kam qenë larg shtëpisë për një kohë të gjatë, por tani që jam në Sevilla, dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, ka thënë Suso.
“Unë prisja që kjo periudhë të jetë e vështirë, por djemtë në zhveshtorë janë të gjithë shumë të mirë”.
“E njihja Lucas Ocamposin shumë mirë, nga koha e tij në Milan. Më pëlqen ai shumë dhe e njëjta vlen edhe për Ever Banegan”.
“Ndërprerja erdhi në momentin më të keq, ne ishim në pozitën e tretë, po luanim mirë, po përmirësoheshim. Por, këto gjëra fatkeqësisht s’mund t’i kontrollojmë ne”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...