Sulmuesi i Sevilla-s, Suso është i gëzuar që AC Milan-i arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Evropë Ligë.
Ish ylli i “Rosonerëve” dje shënoi ndaj Manchester United-it duke u kualifikuar në finale me klubin spanjoll, aty ku do takohet me fituesin e ndeshjes Inter – Shakhtar Donetks, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka zbuluar se vazhdon të ndjek skuadrën e vjetër ngase e ka në zemër shkaku që ka luajtur për disa vite në “San Siro”.
“Milan përfundoi edicionin mjaftë mirë. E ndjeka skuadrën sepse janë pjesë e zemrës sime. Kam luajtur aty për disa vite”, deklaroi ai.
26-vjeçari gjatë janarit u huazua me obligim blerje nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve, kusht të cilën e arriti.
Suso për Milan-i zhvilloi 153 ndeshje duke kontribuar me 24 gola dhe 36 asistime./arbresh.info.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...