Superliga vjen sot me tri duele interesante

11:11 | 3 Maj 2023
K.B

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e javës së 32-të.

E gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja tek Gjilani-Dukagjini, sfidë kjo që luhet në Gjilan.

Kjo përballje është e rëndësishme për të dy skuadra në garën për vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në Evropë.

Ndërkaq, në dy ndeshjet tjera ballafaqohen Ferizaj-Drenica dhe Malisheva-Trepça ’89, sfida këto që luhen në garën për mbijetesën në elitën e futbollit tonë.

Superliga / Java e 32-të

Sot takohen:

Gjilani-Dukagjini

Ferizaj-Drenica

Malisheva-Trepça ‘89

Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme