Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante

10:00 | 25 Nëntor 2023
K.B

Pas ndeshjes se djeshme mes Malishevës dhe Ballkanit (0-2), Superliga vazhdon sot me dy duele interesante të xhiros së 15-të.

Fushë Kosova do të ndeshet me Dukagjinin, në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndërkohë, në duelin tjetër që luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Feronikeli ’74 përballet me Lirinë, një tjetër ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat.

E diela pasdite vjen me dy superduele, ku takohen Prishtina-Drita dhe Gjilani-Llapi, përballje këto që gjithnjë kanë sjellë duele interesante për shkak të rivalitetit mes këtyre ekipeve.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Superliga / Java e 15-të

Sot takohen:

Fushë Kosova-Dukagjini

Feronikeli ’74-Liria

Nesër takohen:

Prishtina-Drita

Gjilani-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme