Superliga vazhdon me tri ndeshje mjaftë interesante, vëmendja në Gjilan

08:19 | 9 Korrik 2020
Arbresh Info

Sot (e enjte) do zhvillohen tri ndeshje mjaftë interesante, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës.

Derbi i sotëm do jetë mes Dritës dhe Feronikelit, e cila zhvillohet në Gjilan, shkruan portali arbresh.info.

Drita synon ta mbajë kreun, andaj me patjetër i nevojiten tri pikë ndaj skuadrës së Afrim Toverlanit.

Flamurtari do e pres Dukagjinin, kurse Trepça ’89 dëshiron të vazhdojë serinë e mirë ndaj Vushtrrisë.

Të gjitha takimet nisin në ora 17:00./arbresh.info.

Të ngjashme