Pas sfidës Prishtina vs Dukagjini, që hapi xhiron e 14, sot do të zhvillohen tri ndeshje të tjera në Superligë. Llapjanët do të mundohen t’ia ndalin hovin Ballkanit, Drita pret fitore ndaj Drenicës me probleme, Gjilanin e pret punë e vështirë me Ulpianën
Xhiroja e 14-të e BKT Superligës së futbollit vazhdon në fundjavë me ndeshjet e radhës interesante.
Dueli kryesor do të jetë ai në mes të Llapit me Ballkanin.
Llapjanët e këndellur së fundmi do të synojnë t’ia ndalin hovin liderit të ligës elitare.
Ekipi i Tahit Batatinës gjendet në pjesën e epërme të tabelës dhe me një fitore eventuale do të ngritej edhe më lartë.
Nga ana tjetër, therandasit po ashtu do të kërkojnë pikë në këtë takim, për ta ruajtur lidershipin.
Kjo pasi një gabim eventual mund t’ju kushtojë atyre me zbritje në pozitën e dytë ose të tretë.
Në fakt, Gjilani dhe Drita i kanë nga dy pikë më pak dhe e presin çdo gabim të ekipit nga Suhareka.
Ekipi i Ismet Munishit e viziton Ulpianën, e cila ka hyrë në një seri pozitive.
Megjithatë, gjilanasit kanë për qëllim t’i marrin të tria pikët.
Edhe Drita shihet si favorite ndaj Drenicës me probleme financiare.
Prandaj, “Intelektualët” mund ta marrin primatin në fundjavë.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00. /GE/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...