Xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.
Takimi kryesor do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrat që edicionin e kaluar ishin përballur në finale të Kupës, “Play-off”-it dhe Superkupës, ku në tri garat triumfuan prishtinasit.
Rahoveci është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje. Ballafaqimi i së shtunës në kryeqytet pritet të dhurojë spektakël të basketbollit. Duhet theksuar se në xhiron e parë, Vreshtarët kishin mundur prishtinasit.
Takimi hapës i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Golden Eagle Ylli, sfidë që zhvillohet në Therandë. Feronikeli ka tre fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli katër fitore dhe tre humbje.
Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizreni që zhvillohet të dielën, me dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe katër humbje. Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Bashkimit. Lipjanasit kanë tetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka gjashtë fitore dhe dy humbje. /arbresh.info/
Superliga – Java 10
E shtunë
17:00 Feronikeli – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
E diel
17:00 Peja – Ponte Prizreni
19:00 Lipjani – Bashkimi
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin