Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.
Takimi kryesor i javës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit e Gjilanit. Suharekasit janë në formë shumë të dobët xhirot e fundit. Në pesë sfidat e fundit kanë katër barazime e një humbje.
Edhe përkundër formës së dobët, kampionët janë vetëm një pikë larg vendit të parë.
Kundërshtari i tij, Gjilani me formë qëndron pak më mirë, kanë dy fitore, dy barazime e një humbje. Gjilanasit janë në pozitën e tretë me 40 pikë.
Të shtunën zhvillohen edhe dy përballje tjera. Na pres sfida mes Prishtinës e Trepçës’89.
Të dy ekipet kanë formë përafërsisht të njëjtë në pesë ndeshjet e fundit.
Sikurse kryeqytetasit, po ashtu edhe mitrovicasit morën pikët e plotë javën e fundit.
Sa i përket renditjes, bardh e kaltrit janë shumë më mirë, e shohin veten të katërtit me 35 pikë, teksa minatorët të tetit me 29 sosh.
Sfida e fundit e së shtunës është mes Llapit e Malishevës. Vetëm një fitore për llapjanët në pesë ndeshjet e fundit, ecuri negative e cila ia rrezikon edhe vendin e pestë. Katër pikë janë më lartë se kundërshtari, Malisheva e shtata./GE/
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...