Google ADS

Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante

13:31 | 29 Nëntor 2024
K.B

Pas pushimit të kombëtareve, Pro Credit Superliga rikthehet në aksion me përballje interesante.

Të shtunën do të zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit. Basketbollistët e Bashkimit e nisën kampionatin mjaft mirë me shtatë fitore radhazi, por më pas erdhën dy humbje, ku numërojnë shtatë fitore e dy humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje. Derbi i qytetit pritet të sjell emocione të mëdha në Prizren.

Të dielën, në Gjakovë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Kampionët kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërkohë, kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje.

Takim interesant pritet edhe në Pejë, ku Peja ndeshet me Borën, ku të dy skuadrat kanë bërë përforcime, duke synuar arritjen e qëllimeve për këtë edicion. Verdhezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, derisa prishtinasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje.

Përballje mjaft interesante pritet edhe në kryeqytet, ku Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin. Bardhekaltrit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa therandasit pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.

Pro Credit Superliga-Java 10

E shtunë

17:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Trepça – Vëllaznimi

19:00 Peja – Bora

19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme