Elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion pas një pushimi prej dy javëve.
Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës ka bërë që klubet kosovare të pushojnë gjatë kësaj kohe.
Por java e 15-të vije me disa super ndeshje, ku tri prej tyre zhvillohen sot dhe tri të tjera ditën e shtunë.
Padyshim vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjakovë, në një sfidë të zjarrtë mes Vëllaznimit dhe Gjilanit.
Mesfushori i gjakovarëve, Granit Osmanollaj ka folur për Telegrafin para ndeshjes së rëndësishme ndaj Gjilanit.
“Kemi një ndeshje kundër një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë të madhe siç është Gjilani. Jemi përgatitur në maksimum për këtë ndeshje, atmosfera është shumë e mirë brenda grupit dhe gjithë lojtarët jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin nga vetja për një rezultat pozitiv”.
Tutje mesfushori i Vëllaznimit ka thënë se mbrapa vetës kanë edhe lojtarin e 12-të duke aluduar në tifozët e tyre ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ të cilët i qëndrojnë gjithmonë afër klubit kuq e zi.
“Ne kemi edhe lojtarin e 12-të. Tifozët dhe publiku i mrekullueshëm i Gjakovës do të na mbështet fuqishëm edhe sot dhe besojmë se do të marrim më të mirën nga ky takim”, ka deklaruar Osmanollaj.
Ndërkohë në anën tjetër nga kampi gjilanas ka folur mbrojtësi i djathtë më i mirë në kampionat, Armend Thaqi.
Sipas numrit dy të bardh e kuqve skuadrën e tij e pret një udhëtim i vështirë por jo i pakalueshëm, pasi beson në rezultat pozitiv.
“Rikthehet super liga pas një pushimi dy javor dhe ne kthehemi më të freskët se kurrë për ta vazhduar kampionatin”.
“Na pret një udhëtim shumë i vështirë në Gjakovë, por jo i pakalueshëm përballë Vëllaznimit ku shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”.
“Për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht ku shpresojmë të marrim largohemi nga Gjakova si të pamposhtur”.
“Qëllimi ynë është të mbetemi në garë për kreun e tabelës pse jo të afrohemi sa më shumë”, deklaroi Thaqi.
Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku lideri aktual Llapi do të jetë nikoqire e Feronikelit.
Ndeshja e tretë e ditës së sotme do të zhvillohet në Drenas, ku skuadra nga kryeqyteti kosovar Prishtina do të përballet me Drenicën.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...